Ditën e diel qeveria do të prezantojë planin e masave për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimit të karburantit dhe ushqimeve. Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për mediat me grosistët e naftës dha pak detaje nga paketa që po përgatitet. Ai foli për dy kategori, që pritet që të jenë pjesë e kësaj pakete, fermerët dhe qytetarët që përdorin transportin publik.
“Paga 300 mijë lekë është paga minimale. Ata që dalin më “X5” në rrugë dhe bllokojnë rrugën nuk e kanë pagën 300 mijë lekë dhe natyrisht ata do të mbajnë më shumë barrë. Patjetër që do të duhet të shikojmë si të kompensojmë fermerët, është rritur çmimi. Po. Kemi vendosur që fermerëve do u japim naftë pa taksa.
Po. Atëherë të ardhurat plus për shkak të rritjes së çmimit do i kthejmë përsëri, te ata që janë më në nevojë sot, që janë fermerët, që janë ata që përdorin transportin publik. Nuk mund të themi që jemi të gjithë njëlloj se nuk jemi. Për të mos u zgjatur. Plani i masave do të jetë gati në fund të javës, përpara të hënës” tha ai.