Kryeministri Edi Rama është vendosur në lëvizje të shpejtë pas protestave. Pas njoftimit mbrëmë, sot në mëngjes ka mbledhur furnizuesit e naftës për të parandaluar spekulimet me çmimet, ndërsa nesër pritet miratimi i aktit normativ me anë të së cilit qeveria merr në dorë shpërndarjen e karburantit.
“Me furnizuesit e naftës për t’i vënë fre çdo spekullimi me pasojat e luftës në çmimet e karburantit. Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit.
Një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence, do të përcaktojë që nesër edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës” deklaron ai.