-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimeve, Kosova përgjysmon biletat e autobusit

Kryesoret

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se është marrë vendim për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban.

Vendimi i ri me çmim të përgjysmuar të biletës aktuale të autobusit, do të prekë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritët që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimet për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale”, ka thënë Durmishi në Facebook.

Çmimet e reja hynë në fuqi menjëherë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit