Mbrëmjen e sotme në orën 17:00 ka nisur protesta e tretë përpara Kryeministrisë e qytetarëve të organizuar në rrjetet sociale kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve.
Por tubimet janë shtrirë edhe në qytete të tjera. Në Berat, Lezhë, Korçë, Durrës, Lushnje, Shkodër dhe qytete të tjera njerëzit janë ngritur duke bllokuar rrugët hyrje dhe dalëse.
Paradite ishin edhe studentët që u ngritën të revoltuar. Qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe ushqimeve.