15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

90 kg marijuanë, arrestohen dy persona në Kosovë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar personat e kërkuar pas konfiskimit të 90 kilogramëve marihuanë.

Të arrestuar janë M.Q dhe A.SH. Tek ky i fundit janë gjetur sërish substanca narkotike.

“Hetimet lidhur me këtë rast kanë qenë duke vazhduar për afro një muaj. Dje më, 11.03.2022, hetuesit policorë nga Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Prizren, kanë realizuar një operacion policor ku janë kontrolluar dy vende. Policia ka arritur të lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarit: M.Q., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe A.Sh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar). Tek i dyshuari A.Sh., policia dje gjeti edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në komunikatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit