-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha zyrtarisht vetëm, e lëshoi edhe Gaz Bardhi: Jep dorëheqjen

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës duke u bashkuar me pjesën tjetër të grupit. Bardhi ka kërkuar nga Basha që të bëjë një hap pas dhe të tërhiqet nga drejtimi i PD-së, me të vetmin kusht që Berisha  të mos rikthehet. “Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje”, tha Bardhi.

“Vendimin e 9 Shtatorit e mbështes sa të kem fryme jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall lufte. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik.

Për të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje. Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak.

Pra na duhet të dimë tani hapin a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratëve në 2023 ia japim duke parë interesin e PD. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet të gjejmë një zgjidhje te plote, jo të pjesshme. Ajo që propozon Dashi (Dashnor Sula) duhet të marrë dhe miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgjidhje që qetëson demokratët, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i bën bashkë demokratët.

Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qenë të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e plotë, afatgjatë. Është një rrugë për t’u testuar për të sjellë demokratët në pushtet” tha sekretari Gazment Bardhi më tej.

Deputeti demokrat, Dashamir Sula bëri një propozim konkret për të gjetur zgjidhjen për bashkimin e PD-së. “Tërheqja e zotit Basha dhe krijimi i një nukli dhe të punojë me një grup nga foltorja pa Sali Berishën e të punojnë për PD.

Nukli i dy palëve të drejtojë PD deri në zgjedhje dhe pastaj të bëhet zgjedhjet në parti. Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë.

Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot. Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie.

E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja! Ju kryetar por edhe Sekretari i Përgjithshëm, të cilin në këto zgjedhje e delegove si drejtues politik në Elbasan, e dini fare mirë angazhimin dhe kontributin që kam dhënë. Fol Gazi, më thuaj nëse e kam gabim?

A jam unë ai që e kam mbuluar 50% të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit ne Elbasan me çdo shpenzim që kam pasur? E kam bërë me zemër dhe ndërgjegje të pastër që nuk po e bëj as për Lul Bashën dhe as për Gaz Bardhin, por për një parti dhe njerëz që i dua me shpirt. Çfarë kam kërkuar unë për gjithçka që kam dhënë? Asgjë! Absolutisht asgjë! Ja ku e ke z. Basha gjithë grupin parlamentar që të mbështeti në vendimin që more për Sali Berishën.

Pavarësisht se ti personalisht pavarësisht insistimit të gjithë kolegëve nuk dole asnjë ditë në bazë për ta sqaruar atë vendim. Unë nuk jam bërë pishman sepse nisemi nga parimet e kushtetutës tonë, statutit që në prambulën flet për marrëdhënien me SHBA. Por nëse thua kam partneritet me SHBA, sillu si politikan perëndimor! Mos ngel rob i egos për të qenë domosdoshmërisht në krye të kësaj partie, pavarësisht çdo rezultati. Ka ardhur koha që të gjithë të marrin frymë lirisht. Ti vetëm i pari ke nevojë”, tha Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit