Qytetarët kanë dalë për të protestuar për rritjen e çmimeve edhe ditën e sotme në shumë zona të vendit.
Gjithashtu edhe banorët e Elbasanit u mblodhën në qendër të qytetit nga ku kërkuan një paketë të vërtetë sociale për të ndihmuar popullin, jo paketa false si ajo që u prezantua sipas tyre sot nga kryeministri.
Protestuesit marshuan nga qendra e qytetit deri tek vendi i cili njihet ndryshe si “Rrethrrotullimi i Luleve”.
Kjo ishte protesta e pare e mbajtur nga qytetarët elbasanas që pas rritjes abusive të çmimeve.
Protesta u mbyll pa konflikt ndërsa gjata marshimit në shenjë sensibilizimi shoferët në lëvizje i fikën mjetet në rrugë.