-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria në këmbë, policia bën bilancin e protestës: Gjashtë i futëm brenda

Kryesoret

Gjashtë persona janë arrestuar nga protestat e djeshme në të gjithë vendin, ndërsa shumë të tjerë janë proceduar dhe një është shpallur në kërkim. Qytetarët nga Shkodra, Dibra, Tiranë, Durrësi, Lezha, Fieri, Berati, Korça dhe shumë qytete të tjera bllokuan rrugët duke kërkuar uljen e çmimit të karburanteve dhe ushqimeve. Protesta e madhe është paralajmëruar sot në orën 11:00 në Tiranë dhe rrethe.

Tiranë

6 të proceduar në gjendje të lirë

Dibër

5 të arrestuar

16 të proceduar në gjendje të lirë

Një shpallet në kërkim

Lezhë

Një i arrestuar

10 procedohen në gjendje të lirë

Korçë

10 të proceduar në gjendje të lirë

Berat

5 të proceduar në gjendje të lirë

Fier

13 të proceduar në gjendje të lirë

Vetëm pak përpara nisjes së protestës së madhe në orën 11:00 në Tiranë dhe në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook siguron qytetarët se nga dita e sotme do të futet në fuqi bordi i administrimit dhe nuk do të ketë më abuzime me naftën.

Pjesë e bordit special do të jenë 5 përfaqësues të kompanive të furnizimit me karburante dhe përfaqësues të qeverisë, më konkretisht Ministrja e Financave, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtori i Tatimeve, Drejtori i Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës.

Kryeministri ka njoftuar se bordi do të caktojë çmimet e shitjes së naftës dhe ata që thyejnë rregullin, do të humbasin pikën e karburantit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit