Një person nga Ferizaj raportoi në polici se dy persona të tjerë kanë kryer vjedhje në një shtëpi të re të pabanuar.
Sipas policisë grabitësit aty kanë vjedhur stoli ari dhe pasi kishin tentuar të largohen nga shtëpia, viktima kishte bërtitur dhe ata kishin shtënë më armë zjarri. Policia gjeti një gëzhojë në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar dhe ky rast është nën hetim.
“Denoncuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona kanë kryer vjedhje në një shtëpi të re të pabanuar, nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe duke u larguar pasi viktima kishte bërtitur, ata kanë shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.