-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen komandantët dhe policët e doganave në Kosovë

Kryesoret

Në Kosovë po vazhdon aksioni i gjerë i udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndërsa deri tani në pranga kanë rënë dy komandantët e dy vendkalimeve kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës. Përveç tyre IPK ka arrestuar krejt policët që ishin në ndërrim.

Aksioni është duke vazhduar, mirëpo së shpejti pritet që Prokuroria Speciale të dal me një njoftim për media. Gjatë ditës së sotme pritet arrestimi i mbi 40 zyrtarëve policorë nën dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, njoftoi IPK./ Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit