-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dora” e Putinit bën lëvizjen e parë në Kosovë

Kryesoret

Lufta në Ukrainë po vazhdon, derisa Rusia nuk po heqë dorë nga pushtimi, dhe po vazhdon me sulme ushtarake, bombardime, shkatërrime, vrasjë të civilëve, dhe të fëmijëve. Konflikti Rusi-Ukrainë nuk po shkakton pasoja vetëm tek dyja shtetet në fjalë, por pasoja dhe paralajmërime kërcënuese po bëhen edhe për shumë shtete evropiane.

Derisa, të gjitha shtetet e Evropës kanë kundërshtuar agresionin rus mbi Ukrainën dhe qytetarët e saj, i vetmi shtetet që ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë është Serbia. Shteti serb jo vetëm që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por shpeshherë edhe ka promovuar figurën e diktatorit rus, Vladimir Putin.

Krahas kësaj, vlerësohet se përshkallëzimi i luftës Ukrainë-Rusi mund të shkaktojë përhapje të luftës në Gjeorgji, Moldavi dhe në Ballkanin Perëndimor. Duke shkaktuar konflikt në Ballkanin Perëndimor mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt në krijimin e një konflikti të ri Kosovë-Serbi. Serbia sipas shumë ekspertëve e ka një plan të gatshëm për të ndërhyrë në veri, dhe se për ta realizuar atë skenar ajo, po pret momentin e përshtatshëm të rrjedhës së ngjarjeve në Ukrainë dhe përtej saj. Madje, gjatë ditë se shtunë, në komunat veriore të Kosovës janë shkruar grafite pro ruse me shkronjën “Z”, e cila është kthyer në simbol të forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.

Burimet e medias vendore kanë bërë të ditur se këto grafite janë shënuar nga aktivistë të Listës “Srpska”. Ky veprim është vazhdimësi e veprimeve të strukturave serbe me qëllim të destabilizimit të situatës së sigurisë. Tani pak para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit, pritet të rriten provokimet dhe kërcënimet nga Serbia./ Botasot

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit