-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Me Serbinë vetëm njohje reciproke

Kryesoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se ka kërkuar nga ambasadori mbështetjen e tij në rrugën euroatlantike të Kosovës.

“Situata aktuale me theks të veçantë ajo e sigurisë, ishin temat e takimit të sotëm me Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë. Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe gjithashtu për procesin e dialogut me Serbinë, që do të përfundojë me njohje reciproke dhe do të respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit