-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta, Borrell: Të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Kryesoret

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku duhet të fillojë bisedimet zyrtare për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, sa më shpejt që të jetë e mundur. Borrell tha se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia është “një moment për ringjalljen e procesit të zgjerimit të BE-së”.

Borrell shtoi se blloku do t’i vazhdojë diskutimet me Bullgarinë, e cila ka kërcënuar se do t’i pengojë përpjekjet e Shkupit për integrimin evropian. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, prej dekadash, kanë mospajtime për çështje gjuhësore dhe historike.

Mosmarrëveshjet e tyre kanë arritur kulmin në vitin 2020, kur Bullgaria – anëtare e BE-së – i ka vënë veto propozimit për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Sofjes, Maqedonia e Veriut ka dështuar të respektojë marrëveshjet që ka bërë me një traktat dypalësh të miqësisë, në vitin 2017. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtim pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi janë anëtare të NATO-s. Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina mbeten jashtë aleancës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit