Rreth orës 15:00 ka përfunduar aksioni i koduar “Pika”, objektiv i të cilit ishin zyrtarët e kufirit në Rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit. Numri i të arrestuarve është rreth 50, në mesin e tyre dy udhëheqësit e pikave kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë si dhe dy oficerë doganorë, të tjerët janë policë kufitarë. Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm, i paraprirë nga një hetim rreth 1-vjeçar duke përfshirë masa të fshehta të hetimit. Sipas IPK-së, “Pika” është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me veprat penale: “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i të një numri të zyrtarëve pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në Qafë Morinë u arrestuan gjithë policët që ishin në ndërrim, më pas të njëjtit u zëvendësuan nga policë të pikave të tjera kufitare, për të mbuluar mungesën e tyre.
Për aksionin ka lëshuar komunikatë edhe Dogana e Kosovës, pasi në pranga u vunë edhe dy oficerë doganorë nën dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’. “Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor” njoftoi Dogana. Lidhur me këtë aksion ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ndër të tjera ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të jetë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni.
Të arrestuar:
Kreshnik Arllati;
Benon Këpuska;
Afrim Deda;
Demë Lokaj;
Ahmet Shabani;
Uran Mati;
Artan Thaqi;
Fatmir Sadiku;
Isa Dobraj;
Gezim Hoxhaj;
Ismet Tahiraj;
Kadri Selmanaj;
Ismet Deva;
Lush Himaj;
Hysen Hasani;
Shaqir Krasniqi;
Mergim Bekaj;
Labinot Morina;
Gzim Turkaj;
Ahmet Kasumaj;
Male Berisha;
Osman Smajlaj;
Avdi Perolli;
Skender Meta;
Haki Dobraj;
Fazli Gjonbalaj;
Gjemë Hadërgjonaj;
Hamez Puka;
Xhevdet Haklaj;
Besim Lokaj;
Gani Ahmeti;
Rasim Tolaj;
Agim Hadergjonaj;
Enis Tortulla;
Agron Bejtullahu;
Senad Zherka;
Isa Ibrahimi;
Mehmet Manxhuka;
Ramiz Ahmeti;
Sami Hajdari;
Xhavit Lokaj;
Gzim Shabani