-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pensioni rritet 400 lekë”, e moshuara “bekon” Ramën: Me ty deri në 2050-tën

Kryesoret

Dy ditë pasi miratoi paketën e ashtuquajtur të rezistencës, kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren për të informuar kategoritë e qytetarëve që përfitojnë. Paraditen e sotme ishte me një grup pensionistësh në Kombinat.

Bashkë me të ishin edhe dy ministre, Belinda Balluku që shpjegoi subvencionimin që u paguan shteti qytetarëve në faturë duke mos rritur çmimin e energjisë dhe Delina Ibrahimaj që u tregoi sa do të përfitojnë nga rritja e pensioneve.

Pensionet do të indeksohen me 3.3%. këu në varësi sa pension merrni rritja do të jetë nga 400 deri në një mijë lekë në muaj, të reja.

Ne nuk i mbjellim lekët, por i mbledhim nga njerëzit dhe bizneset dhe mundohemi të bëjmë shpërndarjen më të mirë” tha ministrja e Financave Ibrahimaj.

Kryeministri sulmoi qytetarët që i janë bashkuar protestës dhe akuzoi se pas tyre qëndroi Sali Berisha. “Ore ca bëhet këtu? Marrin dhe pyesin gjithë të huajt.

Do ta mbajnë gjatë këta në fytyrën e tyre” tha Rama, ndërsa një e moshuar, ia priti “deri në 2050-tën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit