Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e vona të së dielës në derën e jashtme të banesës së ish-inspektorit të pyjores në qytetin e Pogradecit.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku një sasi e vogël lënde eksplozive ka shpërthyer në portën e 44-vjeçarit Arben Xhukellari.
Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës. Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.