Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një bisede telefonike, ditën e sotme i bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden për më shumë sanksione për të shtrënguar më tej Rusinë.
Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi SHBA ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.
Zelensky përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare gjatë telefonatës.
Zelensky dhe Biden folën për 49 minuta.Gjatë thirrjes së gjerë, Biden detajoi veprimet e fundit që do të shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të hequr statusin e favorizuar tregtar të Rusisë me SHBA-në.
Zelensky falënderoi Biden për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.