Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në selinë e NATO-s në Bruksel javën e ardhshme për një samit të jashtëzakonshëm të aleancës, shkroi misioni amerikan në NATO në Twitter të martën.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm për 24 mars në Bruksel për luftën në Ukrainë.
Në Twitter, Stoltenberg tha se liderët do të “adresojnë pushtimin rus të Ukrainës, mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s”. Ai shtoi se në këtë “kohë kritike, Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku”.