Nga shkalla e protestës, një qytetare ka bërë një krahasim të jetesës sonë dhe të qeveritarëve. Ajo ka ngritur shqetësimin sesi Rama ka bërë llogarinë për paketën sociale me 30 mijë lekë të vjetra që qytetarët do të përfitojnë si subvencionim për çmimet e shportës.
“Për çfarë çmimesh flasim z. kryeministër, sa ka shkuar vaj? Se ti nuk blen as vaj, as sheqer, as miell, as oriz, as makarona, ti shkon te Nusreti për të ngrënë, bashkë me qeve5ritarët e tu. Kjo është pagë e turpshme, ky 40 dollarëshi juaj është turp, jo ne,” ka thënë ajo teksa ka theksuar edhe fondet që kanë shkuar për koncertin e Malumës.









