-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti për “Pika”, policët u regjistruan për muaj të tërë

Kryesoret

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se ka prova të mjaftueshme kundër zyrtarëve policorë që u arrestuan në pikat kufitare të vendit. Anëtari i Komisionit për Sigurinë në Kuvend, thotë se hetimet kanë nisur muaj më parë dhe ekzistojnë edhe incizime dhe video ku të përfshirë janë të arrestuarit.

“Sa i përket arrestimeve ka qenë një aksion masiv i gjerë i Inspektoratit Policor dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ka treguar se ka jashtëzakonisht shumë probleme të mëdha në Policinë e Kosovës dhe kjo është me vite të tëra”, tha Bajqinovci në T7.

“Këto probleme kanë shfaqur që ka korrupsion, krim të organizuar brenda duke e ditur se diku rreth 50 vetë janë arrestuar e që përbën një numër të madh të policëve e që është shumë shqetësuese”, shtoi ai.

“Të thuhet se qeveria ka gisht në këtë është e pa vërtetë. Qeveria po asiston IPK-në, të gjitha institucionet, në këtë rast Prokurorinë, policinë që të kryhet puna sa më mirë. Pra nuk ka më telefonata me thirr “mos gabo me ma prekë” por ka vetëm asistim dhe të kryhet puna sa më mirë që është e mundshme”, tha Bajqinovci.

“Këta 50 persona që janë kapur dhe mendohet që janë të përfshirë në krim e korrupsion, në kontrabandë dhe gjëra të tjera janë hetuar muaj më parë dhe aq sa kam informacion si anëtar i Komisionit për Sigurinë ka edhe prova të mjaftueshme, pra direkte ku ka incizime, ka video ku personat e përfshirë, pra shefat e pikave kufitare, në kontrabandë dhe në krim të organizuar, andaj unë mendoj që IPK ka kryer një punë të madhe duke i larguar 50 njerëz nga institucionet. Sot është policia më e sigurt se dje”, theksoi ai.

“Janë incizuar me muaj të tërë derisa i kanë zënë në flagrancë, mund te themi, me provat bindëse dhe tani janë në burg ata”, tha Bajqinovci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit