-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka merr mandatin e gjashtë: Më emocionuat

Kryesoret

Armand Duka është rizgjedhur për një mandat të gjashtë në krye të FSHF-së.

Në mbledhjen e sotme të asamblesë zgjedhore, Duka mori 37 vota përballë Sulejman Starovës, që mori vetëm 4 vota dhe gazetarit Dritan Shakohoxha që nuk ishte i pranishëm dhe nuk mori asnjë votë. Dy vota ishin të pavlefshme.

Kështu Armand Duka nisi mandatin e gjashtë, por nuk dihet nëse do ta përfundojë, pasi procesi pritet që të përfundojë në dyert e gjykatave, e cila pak javë më parë e pezulloi nga ushtrimi i funksioneve së bashku me sekretarin e përgjithshëm Ilir Shulkun.

Pasi u rizgjodh mes kundërshtive të të gjithëve, gjykatave dhe pushtetit për makinacionet me votat e shoqatave rajonale, por me vëzhgimin e UEFA-s që pritet që të raportojë problemet që ka konstatuar, Duka u shpreh i emocionuar.

Jam i emocionuar dhe i obliguar, ju të gjithë e keni një vërejtje për mua, por ju garantoj që të gjitha vërejtjet që i kam dëgjuar dhe do vazhdoj t’i dëgjoj, do i korrigjoj në këtë 4-vjeçar. Kundër meje kam dëgjuar baltë e shpifje, por ju siguroj që do i shmang me sportivitet.

Kjo është një ditë e mbarë që t’i lëmë pas, dhe bashkë me ju dhe ato që nuk janë në sallë të kontribuojmë me energjitë tona për zhvillimin e futbollit dhe Federatës, që ju keni hedhur një gur për themelimin e saj. Ju falenderoj dhe ju garantoj që do jem në shërbimin tuaj gjatë 4 viteve të ardhshme” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit