Protestuesit kanë paraqitur pikat konkrete drejtuar qeverisë në ditën e 7 të kauzës së tyre për uljen e çmiumeve.
Pas paraqitjes të pikave ata i kanë lënë kohë kryeministrit të shqyrtoj ato deri ditën e shtunë dhe ku kanë paralajmëruar një protestë më masive të shtunën në sheshin Skënderbeu.
Alban Rexha, i njohur për publikun shqiptar, ka thënë se të shtunën janë përgatitur për të vendosur çadrat në shesh, për të treguar rezistencën e tyre ndaj qeverisë.
“I bëj thirrje të gjithë tifo-grupeve që të mblidhen dhe ti tregojnë këtij që kjo është Shqipëria. Përgatitu Edi Rama, të shtunën aty do i vendosim çadrat, jemi përgatitur”, tha Rexha.