Kryeministri Edi Rama u tregoi sot të gjithë skeptikëve se “Ballkani i Hapur” funksionoi dhe dha frytin e parë, që ishte fakti që Beogradi hoqi bllokimin për të eksportuar grurë në Shqipëri.
“20 mijë tonëshi nëse nuk do të vinte do të krijonte problem dhe çmimi shumë të rëndë sepse sasia do të zëvendësohej me… dhe faktikisht ky është rasti për dhënë një shembull se cfarë është Ballkani i Hapur funksionoi sepse Serbia liroi vetëm sasinë për Shqipërinë të kontraktuar.
Ministrja e Bujqësisë ka disa ditë që merret dhe ne nuk kemi problem furnizimin, por problemi në tërësi i çmimit të miellit është pjesë e sfidës sonë për të mos lejuar që çmimi të reflektohet në rritje të çmimit të bukë, por nga furnizimi nuk shikojmë problem” tha ai.
Siguroi se për bukë nuk do të vdesë asnjë. “Kurrë mos harroni ’91 ku brenda një nate çmimi i bukës u rrit me 10-fish, dhe askush nuk vdiq, të gjithë u adoptuan dhe as nuk krahasohet fare kapaciteti i rezistencës.
Po ne nuk mund të jemi një vend kaq i dobët dhe të parët që bëjnë protestë për çmimet, kur e gjithë dynjaja proteston kundër luftës. Të dalësh sot në protestë është ti bësh duvanë Kremlinit”.
Njëri prej biznesmenëve iu ankua për rritjen e çmimeve të tjera, të cilën Edi Rama e mirëkuptoi dhe tha se po krijon një Komitet Teknik për kontrollin e ushqimeve bazë.
“Nuk e kuptoj rritjen e çmimit të kosit dhe pulës së fshatit, se nuk ecën me naftë por me këmbët e veta dhe nuk shkon me veturë në kotec dhe kur theret, nuk theret me naftë.
Tani cfarë arsye ka? Është edhe paniku i tregtarit që e bën këtë punë, pasi përpiqet që të mbrohet. Një pjesë e çmimeve do të fillojnë që të stabilizohen.
Për çmimet bazë po krijojmë në taks forcë, po krijojmë një komitet teknik, siç bëmë me pandeminë” tha ai.