Rusia ka shpallur ditën e sotme “non grata” kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, pasi ai ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë.
Gjithashtu Kanadaja i ka dhënë ndihma të konsiderueshme Ukrainës, ku vetëm javën që shkoi i ka dërguar 50 milionë dollarë të tjera pajisje të specializuara.
Kanadaja ka dhënë gjithashtu 145 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe ka krijuar masa të reja imigracioni për të ndihmuar njerëzit që ikin nga lufta.
#BREAKING: Russia bans Canadian PM Trudeau from entering the country
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) March 15, 2022