Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se populli serb në Kosovë duhet ta dijë se Serbia është me ta dhe se ka kaluar koha e përndjekjes.
Në kohën e fushatës zgjedhore që po vazhdon në Serbi, Vuçiç nuk është i vetmi që në takime me votuesit përmend Kosovën, dialogun, kompromisin por edhe si thotë kërcënimet nga Kosova.
“Gënjen ai që thotë se do të jetë e lehtë dhe zgjidhja është e thjeshtë. Por nuk do të përndjek popullin tonë sikurse as nuk do ketë mundime, atë film nuk do ta shohin”, ka thënë Vuçiç në takimin me banorët e Vranjës.
Serbia sipas tij ka ushtri të fuqishme dhe nuk sheh arsye pse Serbia duhet të hyjë në aleancën e NATO-s.
“Do të kemi bashkëpunim me NATO, na mjafton bashkëpunimi i mirë, më shumë nuk na duhet. Vetë do të ruajmë qiellin tonë”, ka thënë Vuçiç.