Gjykata e Apelit të Tiranës nuk e shpalli sot vendimin për efektivin Nevaldo Hajdari i cili vrau Klodian Rashën në 8 dhjetor të vitit 2020.
Trupa gjykuese ishte tërhequr per vendim por u shty. Kur trupa gjykuese është tërhequr për vendim seanca nuk është regjistruar në audio dhe sipas rregullave procesverbali konsiderohet i pavlefshëm.
Palët do të thërriten sërish sot pasdite për të ripërsëritur faktet e tyre dhe të dëgjohen pretendimet e tyre.
Ende nuk është e qartë nëse vendimi do të merret sot. Nevaldo Hajdaraj është dënuar me 15 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të bëjë 10 vite.