Bordi i Administrimit të Karburanteve ka vendosur këtë të mërkurë çmimin e naftës, i cili do të jetë 203 lekë deri në datën 21 mars.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook. Një ditë më parë, Bordi i Administrimit të Karburanteve e kishte vendosur çmimin e naftës në 211 lekë për litër.
Vendimi i Bordit të Transparencës datë 16.3.2022
Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, sot në datë 16 mars 2022, në mbledhjen e tij të radhës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, ky Bord vendosi:
1. Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 199 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 16 Mars-21 Mars 2022, të jetë 193 lekë/litër
2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 203 lekë/litri.
3. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 206 lekë/litri.
4. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë I pandryshueshëm 93 lekë/litri.