-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I priten shpresat Ukrainës, Johnson: Nuk ka mundësi që të futet në NATO

Kryesoret

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, tha të mërkurën se nuk ka asnjë mundësi që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti.

“E kuptoj presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili shprehu zhgënjimin e tij që Ukraina nuk ishte lejuar të anëtarësohej në NATO. Kjo është e vërteta dhe ne thjesht duhet ta pranojmë ashtu siç është”, tha Johnson.

“Kam biseduar me Volodymyr Zelenskyn përsëri dje dhe sigurisht e kuptoj atë që ai po thotë për NATO-n. Dhe, të gjithë kanë thënë gjithmonë – dhe ne e kemi bërë të qartë edhe për Putinin – se nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”, shtoi Johnson.

Kryeministri britanik tha se vendimet në lidhje me të ardhmen e Ukrainës duhet “të merren nga populli ukrainas dhe udhëheqësi i tyre”, dhe u zotua se Britania do të vazhdojë ta “mbështesë” Zelenskyn.

“Gjëja më e rëndësishme është se agresioni i Putinit, sulmet e tij absolutisht barbare ndaj Ukrainës duhet të ndalen”, shtoi kryeministri Johnson.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit