-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi nga NATO: Shqipëria e gatshme për ndihmë humanitare për Ukrainën

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, në fjalën e tij,ne takimin e Bruselit ne selinee NATOS, qartësoi edhe njëherë pozicionin e Shqipërisë në mbështetje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës si dhe dënoi rëndë shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga ana e Rusisë.

Ai solli në vëmendje se, Shqipëria iu bashkua pa asnjë hezitim vendeve të tjera të NATO-s dhe BE-së, që vendosën sanksione ndaj Rusisë, si dhe gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë dhe asistencë humanitare për Ukrainën.

“Vendi ynë ka deklaruar se është i gatshëm të zbatojë detyrimet e veta si një aleat me vlerë dhe i besueshëm krah për krah aleatëve të tjerë.

Peleshi kërkoi nga Aleanca vëmendje të shtuar dhe analizë të kujdesshme për rajonin e Ballkanit, ndonëse fokusi mbetet situata në Ukrainë.

“Konflikti duhet kontrolluar dhe mbajtur jashtë kufijve të NATO-s, pasi ndikimi rus në Ballkan konsiderohet rrezik real për rajonin”.

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë politike dhe asistencën e vazhdueshme ushtarake nga NATO për Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit