-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia në aksion, Vuçiç: Kosova po tenton të spastrojë serbët

Kryesoret

Prokuroria Themelore e Ferizajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion me qëllim kontrollimin e disa shtëpive dhe objekteve përcjellëse në komunën e Shtërpcës, pjesë e së cilit aksion ishte edhe objekti i Komunës së strukturave paralele serbe atje.

Aksioni është zhvilluar si pjesë e aksionit të mëparshëm “Brezovica”, ndërsa dyshohet për veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Marrje dhe dhënie të ryshfetit”, raporton Zeri.info.

Nga ky aksion janë arrestuar dy persona, e ata janë N.G. doganier dhe S.I., kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”.

Ndërkaq, për këtë aksion ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se qëllimi i autoriteteve kosovare është spastrimi i serbëve nga territori i Kosovës.

Ai, sipas mediave serbe, ka thënë se nuk pret ndonjë reagim nga komuniteti ndërkombëtar për këtë rast, dhe shtoi se beson se aksioni do të sqarohet nga, siç tha ai, “e ashtuquajtura luftë kundër korrupsionit dhe krimit”.

“Qëllimi i tyre është të pastrojnë famullinë e Siriniqit, në mënyrë që serbët të mos mund të qëndrojnë në jug të Kosovës. Dhe gjithçka fshihet pas shqetësimit të rremë për ndershmërinë në menaxhimin e Brezovicës”, u tha Vuçiqi gazetarëve në Novi Sad.

Ai shtoi se për të ka qenë e qartë tash e një kohë të gjatë. “A duhet të presim nga dikush të dalë në mbrojtje të serbëve? Mos u bëni naivë të prisni diçka të tillë”, tha presidenti serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit