-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Bota po paguan ambiciet perëndimore, ata duan të “ndajnë” Rusinë

Kryesoret

“E gjithë bota po paguan për ambiciet e Perëndimit” tha presidenti rus Vladimir Putin. “Ukraina, me mbështetjen e fuqive perëndimore, ka nisur një ofensivë kundër Rusisë”, tha ai, duke shtuar se problemet e Perëndimit do të bëhen më të mëdha në të ardhmen dhe se “miti i prosperitetit perëndimor po shembet”.

“Ne nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të vazhdonim këtë operacion ushtarak. Ne nuk duam të pushtojmë Ukrainën, operacionet tona ushtarake po ecin sipas planit. Ne kemi parandaluar planet e Ukrainës për të sulmuar Donbasin dhe Krimenë”, tha Putin, duke shtuar se Rusia ishte gati për bisedime.

Duke iu referuar sanksioneve, ai theksoi se Perëndimi donte vetëm një arsye për t’i imponuar ato ndaj Moskës, duke përshkallëzuar sulmin e tij.

“Është perandoria e gënjeshtrës, ata duan të copëtojnë Rusinë” tha ai, duke argumentuar se lufta ekonomike kundër Moskës nuk do të kishte sukses, por duke pranuar se situata nuk do të ishte e lehtë për vendin e tij.

“Ata nuk e kuptojnë Rusinë. Realiteti i ri ekonomik duhet të shoqërohet me ndryshime të thella në ekonominë ruse. Do të shohim rritje të inflacionit dhe papunësisë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit