Dy gra dhe një burrë janë arrestuar në Prishtinë për përfshirje në prostitucion.
Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes si dëshmi është gjetur dhe sekuestruar një kartëmonedhë 50 euroshe.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit dy të dyshuarat janë dërguar në paraburgim, ndërsa i dyshuari më pas është lënë i lirë.