Maqedonia e Veriut ka miratuar vendimin e ri për uljen e çmimit të derivative të naftës. Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbimet e Ujit (KRRE) vendosi për çmimet e reja që do të hyjnë në fuqi nga mesnata. Çmimet me pakicë të produkteve të naftës dhe karburanteve të transportit do të jenë:
– Benzina EUROSUPER BS – 95 – 81,50 (den/litër)
– Benzina EUROSUPER BS – 98 – 83,50 (denar/litër)
– Naftë – EURODIESEL BS (DE V) – 79.00 (denar/litër)
– Vaj për djegie – Extra light 1 (EL-1) – 75.50 (denar/litër)
– Naftë M-1 NS – 56,749 (denar/ kilogram).
Sipas këmbimit valutor, çmimi me pakicë i benzinës dhe i naftës do të ulet sërish me 8 dhe 9 cent për litër.
1$=56.01 denarë maqedonas









