Prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë ka mbërritur politikani gjerman, ish-eurodeputeti i CDU-së, Elmar Brook. Ai është takuar me Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe deputetë të PD dhe Komisionit të Rithemelimit për të arritur dhe pajtuar palët.
Shenjat e para të uljes së tensioneve u shfaqën direkt që në mëngjes, ku Sali Berisha për herë të parë pas shumë e shumë muajsh nuk e sulmoi Lulzim Bashën duke u mjaftuar vetëm me deklaratën se “po punoj për të bashkuar PD-në”.
Në krahun tjetër, Lulzim Basha nuk bëri hapa pas në daljen e shkurtër 30 sekonda që foli për mediat duke i qëndruar deklaratës se është gati të bëjë gjithçka për demokratët, por ende vetëm me fjalë dhe jo vendime konkrete.