-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anglia “vjen” në Shqipëri, asgjësohet një tjetër “shtëpi bari”

Kryesoret

Kultivimi i kanabisit në ambientet e brendshme nën ndriçimin elektrikë është kthyer në një problem madhor për policinë e shtetit. Një tjetër “shtëpi bari” është asgjësuar në Shijak nga policia.

Bëhet fjalë për dy ambiente ku 32 vjeçari, Eraldo Kokomani i kishte përshtatur për rritjen e lëndëve narkotike. Ai ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë, por dyshohet se ndihmohej edhe nga një punonjës i policisë, i cili po procedohet penalisht.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Led”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Durrës.

Zbulohen dy ambiente që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba. Vihet në pranga 32-vjeçari që kishte në përdorim banesën e përshtatur për kultivim të kanabisit me llamba. Procedohet penalisht një punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës (SPZ), për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në muajin shkurt, nga ana e Drejtorisë Rajonale të AMP Durrës, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda proaktive, në bashkëpunim me DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Led”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Hardhishtë të Njësisë Administrative Gjepalaj, Shijak, u ushtrua kontroll në disa banesa të dyshuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për kontrollin e disa banesave.

Si rezultat i kontrollit të banesave dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur që në një vilë dhe në një ambient (stallë), të gjenden dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

●186 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 360 fara cannabis sativa;
●dy armë zjarri tip pushkë dhe 140 fishekë luftarak;
●dy aspiratorë, 15 llamba, 15 llamba me reflektor, 13 droslera, 10 reflektorë dhe dy automjete.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 32 vjeç, me banim ne Shijak, i cili posedonte këto ambiente. Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi A. S., me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës. Materialet kalojnë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit