-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha tregon prapaskenat me rusët: Refuzova lekët e Putinit për TAP-in

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot përpara hyrjes në parlament se ka refuzuar oferta shumë të majme nga “Gazprom”-i rus për hir të gazsjellësit TAP, që Tirana zyrtare firmosi. Por nga cili i kishte ofertat Sali Berisha për të refuzuar TAP-in? “Direkt nga Gazprom-i” tha ai përpara gazetarëve.

Do ta shkruaj historinë e këtij gazsjellësi dhe atëherë do të kuptoni, se cili ishte roli. Zoti i ka dhënë Shqipërisë një pozicion si asnjë vend tjetër, briri më perëndimor, këtë e kanë dashur shumë edhe të huajt” tha më tej ai.

Këtu sulmoi edhe SHBA-në.

“Një mirënjohje kam për Clinton. Unë dua t’ju rrëfej se në të gjithë agjendën time 8-vjecare me Uashingtonin dy kanë qenë problemet më madhore, TAPI dhe NATO-ja.

Sekretarja Clinton nuk u shpreh hapur të mbështetje të atij apo atij projekti, por ajo duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave stafin më të kualifikuar për energjinë, na ka dhënë një ndihmë të çmuar për të vazhduar betejën tonë diplomatike në favor të TAP-it.

Kam mirënjohje të pa kufijshme për qeveritarët, ministrat, këshilltarët e mi që punuan në qindra takime me përkushtim të madh derisa më në fund u firmos kontrata. Tirana u bë kryeqyteti i Ballkanit për TAP-in.

Dua t’u them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së Goerge Soros se vetëm për TAP-in Berishës i janë ofruar shumë më përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij. Më erdhi oferta nga Gazprom”.

Mohoi akuzat e PS-së se qëndron pas protestave. “Absolutisht po i mbështes me të gjithë forcën time, por nuk po i organizoj, pasi në të kundërt do të isha në ballë të tyre” tha ai.

Sulmoi edhe njëherë Edi Ramën për thyerje të embargos ndaj Rusisë. “Po shkarkohen anije ruse në kundërshtim me embargon, kur bota po shpall Putin kriminel lufte. Ju thoni është grurë, nuk është grurë, por tuba”.

Në fund tha se po punon për bashkimin e së djathtës shqiptare. “Po merrem me intensitetin më të madh me bashkimin e PD-së” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit