Ish-kreu presidenti ka treguar se ku e ka zanafillën impulsi për të shkruar një libër për kryeqytetin, “për ta parë historinë në retrospektivë çfarë ka ndodhur me Tiranën”, si u shpreh vetë Bamir Topi.
Zanafilla tha ish-presidenti ka të bëjë me përvjetorin e dhjetë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për të cilën tha se data ishte caktuar “gabim qëllimisht”.
“Atëherë këta njerëz që e kishin vendosur datën 29 mars nuk kishin ftuar as presidentin e kohës as kryeministrin e kohës që ishin të dy përfaqësues në atë njgarje të madhe, cdo njeri ka vlerësimet e veta e analizat e veta unë vlerësimin e parë e bëra me një dyshim.
Duke parë si janë zhvilluar shumë ngjarje historike në prespektivë, duke parë kulturën politke në Shqipëri, gjykova që kjo ngatërresë ishte bërë qëllimisht se secili këtu në Shqiperi në kulturën shqiptare secili dëshiron të shkruajë historinë e tij, në fakt një histori që nuk është e tij apo e tyre”, tha Bamir Topi.
Fjala e Bamir Topit:
Nuk është se nuk kam pasur mendim më parë për të shkruajtur për Tiranën se të gjithë ato ndjesi që na jep Tirana familjet miqësitë, na japin një lloj detyrimi.
Rastësisht lidhet me atë periudhë që na izoloi të gjithëve pandemia e Covid, po e shikoja qytetin nga pozicioni i shtëpisë sime ku qyteti duket. Aty lindi një lloj shkëndije që më detyroi të ulesha e cuditërisht libri eci jashtëzakonisht mirë pa qenë nevoja me ju kthy.
Mesa duket nuk isha unë ishte vetë Tirana që ma jepte këtë komoditet për të shkruajtur.
Pse do thoni ju, këtu askush nuk duhet të më keqkuptojë por ngjarja politike kulmore e Shqipërisë moderne është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe një ditë marsi duhet të ketë qenë 29 mars 2019 që korespondonte me 10 vjetorin e anëtarësimin në NATO shteti organizoi një takim përkujtimor në Sheshin Nënë Tereza.
Kishte munguar një ftesë për mua që kisha qenë personi që në cilësinë e kryetarit të shtetit kisha marrë protokollin e NATO-s.
Aty pastaj mendova që sa gjëra po bëhen gabim. Së pari ishte data gabim, 29 mars nuk korespondonte.
Ishte zgjedhur “gabim” qëllimisht se protokolli është i datës 1 prill e shpallja solemnisht në 4 prill 2009.
Atëherë këta njerëz që e kishin vendosur datën 29 mars nuk kishin ftuar as presidentin e kohës as kryeministrin e kohës që ishin të dy përfaqësues në atë njgarje të madhe, cdo njeri ka vlerësimet e veta e analizat e veta unë vlerësimin e parë e bëra me një dyshim.
Duke parë si janë zhvilluar shumë ngjarje historike në prespektivë, duke parë kulturën politke në Shqipëri, gjykova që kjo ngatërresë ishte bërë qëllimisht se secili këtu në Shqiperi në kulturën shqiptare secili dëshiron të shkruajë historinë e tij, në fakt një histori që nuk është e tij apo e tyre.
Ne jemi kalimtarë e njerëz që Zoti na ka dhënë mundësinë të jetojmë në trajektoren e vet biologjike, do ikim si të tjerët por ajo që e bën një komb që të vazhdojë të rrisë standartet e veta është kujtesa historike.
Për ta forcuar dyshimin tim futem në funksion të librit në Google, aty ku flitet për anëtarësimin e Shqiperise në NATO, është vetëm një foto zyrtare e të gjithë që janë atje s’kanë lidhje me këtë eveniment, tregon që nuk është detyra e askujt personale por e shtetit që të administrojë historinë tonë të përbashkët.
Kjo më dha një impuls jashtëzakonisht të fortë ore ca bëjmë ne me historinë tonë dhe sikurse e kërkon një rregull që fillimisht njeriu duhet të shohë veprimet brenda kllapës, ktheva vështrimin te Tirana, tek historia e familjeve tona, tek farefisi komshinjtë, shoqëria, kjo më ktheu për ta parë historinë në retrospektivë cfarë ka ndodhur me Tiranën”.