Ditën e sotme është proceduar penalisht drejtoresha e spitalit të Dibrës. Drejtoresha me inicaile I.Sh., 44 vjeçe ka goditur me sende të forta në fytyrë shefin e financave Sh.U.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.