-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot skadon afati i Dumës, “kurthi” që ngriti, por a do të bjerë Basha vetë brenda?

Kryesoret

“I kemi lënë afat deri nesër Bashës”, tha dje Grida Duma. Sot skadon ultimatumi që deputetët e grupit të PD-së i kanë lënë Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Por cfarë do të bëjë lideri demokrat? Ditët e fundit Lulzim Basha nuk është shfaqur në media. As në rrjetet sociale nuk ka postuar.

I fundit ka qenë tre ditë më parë për krizën e çmimeve dhe jo atë brenda partisë së tij. Një grup deputetësh, Dashnor Sula, Flamur Hoxha dhe Alfred Rushaj janë duke negociuar me grupin e “Foltores” për të gjetur një zgjidhje që dy palët të bashkohen, por zgjidhja e krizës duket shumë larg.

Ndoshta e pamundur. Deputetët e grupit demokrat kërkojnë dorëheqjen jo vetëm të kryetarit të tyre, por edhe Sali Berishës për të nisur një epokë të re të së djathtës shqiptare, por këtë ide ish-kryeministri e ka përjashtuar kategorikisht.

Në pritje të qetësimit të grupit të tij dhe duke shpresuar se “çudia më e madhe do të zgjasë vetëm tre ditë”, me një dorë të dhënë nga kriza, Basha po kërkon që të blejë sa më shumë kohë për ta kaluar edhe këtë “lumë”. Pjesë e strategjisë duket se është edhe fakti që kërkoi nga grupi kohë për të reflektuar.

Kjo për faktin se nesër Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin e ndryshimeve statutore, ku marrja e aprovimit për Lulzim Bashën do të legjitimonte plotësisht betejën e tij kundër Sali Berishës. Basha po luan për gjithçka ose asgjë.

Por cili do të jetë reagimi i grupit demokrat për lëvizjen taktike të Lulzim Bashës? Gjithçka pritet për t’u parë në orët në vijim që janë vendimtare për fatin jo vetëm të demokratëve, por edhe opozitës në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit