Një 53-vjeçar nga Selaniku ,i cili ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 12-vjeçare të partneres së tij , është dënuar me masën e paraburgim nga Gjykata.
Autori i dyshuar mohoi se e kishte kërcënuar apo dhunuar vajzën dhe kërkoi falje për veprimet e tij.
Nga hetimet e policisë rezulton se 53-vjeçari, nga nëntori i vitit 2020 deri më 14 mars 2022, ka vazhduar të kryejë veprime të pahijshme ndaj vajzës së mitur të partneres së tij – derisa ajo ka rrëfyer se çfarë po ndodhte me mësueset e saj në mjedisin e shkollës. Sipas GrTimes, autori i rrëfyer e ka kërcënuar vajzën se do të divorcohej nga e ëma e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.
Pas denoncimit në kuadër të hetimeve për akte seksuale, përdhunim dhe kanosje të vazhdueshme ndaj një të mituri, 53-vjeçari u arrestua nga punonjësit e policisë së Departamentit të Mbrojtjes së të Miturve të Selanikut.