-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza e energjisë në ’73 , historia po përsëritet

Kryesoret

Kriza që ka kapluar gjithë Evropën këto ditë, ka ndikuar së tepërmi dhe në vendin tonë. Kriza është ndjerë së tepërmi në çmimin e energjisë, naftës si dhe në produktet e shportës.

Por kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij ka përmendur krizën e Italisë në fundin e viti 1973. Sipas tij situata është po e njëjtë pasi në atë vit ndodhi ajo që njihet si e ndalimi i më i madh i naftës nga vendet arabe.

Në shkrimet e kohës thuhet se Italia bëri një plan strategjikë për kursimin e naftës dhe krijimi i një rezerve shtetërore.

“E diel 2 dhjetor. 55 milionë italianë janë të detyruar të ecin në këmbë, pasi nuk qarkullojnë me makina.

Por pasojat e planit të kursimeve, janë plot me ngjyra. Ka nga ata që ecin në rrugë me monopatinë, të tjerë zgjedhin të lëvizin me kuaj, por mbi të gjitha dominojnë ata që kanë zgjedhur biçikletën si mjetin për të lëvizur. Janë më shumë se 112 milionë biçikleta në qarkullim të dielën e parë të planit të kursimit. Të dielat pa makina, i shtynë italianët të rizbulojnë pasionin e tyre për sportin. Ka një bum regjistrimesh në palestra, ndërsa në stadiume të gjitha vendet janë të mbushura.

Taksitë, trenat dhe linjat urbane rrisin të ardhurat e tyre gati 150 %.  

Por në të vërtetë rënia ekonomike për vendin është shumë e rëndë. E mbi të gjtha është industria ajo që po ndjen pasojat e krizës. Prodhimi ngadalësohet, papunësia shtohet, dhe në pikëpyetje vihen produktet e konsumit. Kursimi i energjisë imponon detajim të çmimeve. Makaronat rriten me 70 lira për kg, Çmimi i bukës dyfishohet. Shpërthen alarmi për shtrenjtimin e qerasë.

Në zona të ndryshme, inaugurohen qendra të autoiluzioneve.

Por në kundërpërgjigje të rritjeve sezonale të çmimeve, qytetarët bojkotojnë pagesën e faturave telefonike, faturat e energjisë elektrike dhe qiranë.

Por gjërat nuk shkojnë mirë as për arkën e shtetit që me rreth 300 mijë litra benzinë të kursyer çdo muaj, reduktohen të ardhurat nga taksat me 45 miliardë lira,” shkruhej në kronikat e mediave italiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit