Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 15 majit në San Maurizio Canavese të Italisë. Debati mes një çifti shqiptar ka përfunduar në plagosje të rëndë me thikë.
Mediat italiane bëjnë me dije një 62-vjeçar gjatë sherrit me të shoqen ka tentuar ta vrasë me thikë, duke lënë të plagosur rëndë por jashtë rrezikut për jetën 57-vjeçaren e cila ndodhet në spital nën ndihmën e mjekëve.
Mësohet gjithashtu se gruaja është qëlluar dy herë në fytyrë dhe një herë në shpatull.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet pasi dëgjuan britmat e gruas ndërsa bashkëshorti është arrestuar nga policia.