Pas shtatë muajsh, një grup prej 69 refugjatësh afganë që kanë lidhje me me Universitetin Shtetëror të Miçiganit pritet të shkojnë të martën me një fluturim çarter në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria.
Grupi, i cili përfshin familje dhe individë, kaloi një sfidë të tmerrshme duke u përpjekur të hynte në aeroportin e Kabulit në gushtin e vitit të kaluar pas marrjes së pushtetit nga talebanët, duke u arratisur përfundimisht me një fluturim privat çarter që i çoi në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.
Lajmi është publikuar nga gazeta “The Detroit News”.
Vitin e kaluar pjesë e shteteve që mirëpritën shtetasit afganë për strehim të përkohshëm ishte edhe Shqipëria, e cila deri tani ka pritur qindra afganë që janë vendosur në godinat konviktore në Qytetin Studenti në Tiranë dhe në hotele në Durrës dhe Lezhë.
Strehimi i tyre erdhi pas kërkesës nga qeveria amerikane ndaj Shqipërisë që të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, që destinacion të fundit kanë SHBA-në.