-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg për jetë Llanajt për masakrën e “Çoles” në Vlorë

Kryesoret

Pas 7 vitesh kalvari gjyqësor dhe pritje, Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Aleksandër Llanajt dhe me nga 35 vite burg të Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, si fajtor për vrasjen e 3-fishtë  në lagjen “Çole” në Vlorë në vitin 2015.

Megjithatë për shkak të gjykimit të shkurtuar, Llanaj i shpëtoi mbylljes në qeli përjetë dhe do të vuaj 35 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar përfituan edhe dy të dyshuarit e tjerë.

Dosja prej vitesh ka qenë në dyert e drejtësisë, teksa tre shkallë të Gjyqësorit  u shprehur në vitin 2016 për fajësinë e të pandehurve. Në vitin 2017 Gjykata Kushtetuese duke pranuar një kërkesë të avokatëve e riktheu për rigjykim në Gjykatën e Lartë, pasi gjeti shkelje në gjykim. 

Kjo e fundit për shkak të mungesës të gjyqtarëve, arriti ta merrte në shqyrtim dosjen vetëm premten, në 18 Mars.

Hetimet treguan se Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj u vranë në ambientet e një lokali në Vlorë pas një sherri banal nga Llanaj dhe dy të pandehurit e tjerë./ Tv Klan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit