Policia e shtetit është vendosur në gatishmëri maksimale për protestën e sotme përpara Kryeministrisë.
Një pjesë e qytetarëve kanë paralajmëruar se mund të ngrenë çadrat dhe të qëndrojnë poshtë zyrës së Edi Ramës deri në uljen e çmimeve që janë rritur pas krizës si pasojë e luftës në Ukrainë.
Rreth selisë së qeverisë ndodhen forca të shumta policie në gatishmëri për të ndërhyrë nëse do të ketë tension dhe përshkallëzim.