-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në emër të kujt i kërkoi “Gazprom”-it rus të vinte në Shqipëri? Mustafaj flet te “5pyetjet.al”: E mbylla

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Të enjten, Sali Berisha shfrytëzoi ditën kur gazsjellësi “TAP” arriti plot 10 miliardë metër kub gaz furnizim për Europën për të rrëfyer prapaskenat e një historie që tashmë në kohë lufte e nxjerr largpamës me vendime në interes të Perëndimit. Ai tha se kishte refuzuar një ofertë përrallore të “Gazprom”-it rus, duke i qëndruar projektit të “TAP”-it. “Oferta u refuzua për arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e “Gasprom” tha Berisha.

Ironia e rusëve në Tiranë ishte therëse. “Sa kërkoi zoti Berisha që as “Gazprom”-i nuk mundi dot t’i mbledhë ato “shuma përrallore?”. Replikat vazhdojnë. Por tani është momenti për të folur protagonistët e tjerë. Për të hedhur më shumë dritë mbi këtë histori kthehemi pas në vite. Në 2006 kur ministër i Jashtëm ishte Besnik Mustafaj. Gjatë një vizite në Moskë Mustafaj shprehej se i “përcolli “Gazprom”-it interesin e qeverisë shqiptare që të vij në Shqipëri”.

Sigurisht që zoti Mustafaj nuk foli me kokën e tij, aq më tepër në Moskë dhe mbi të gjitha kur bëhet fjalë për diplomacinë ekonomike. Por si qëndron e vërteta? Debatit mund t’i jepte fund, njeriu që i bëri kërkesën “Gazprom”it, Besnik Mustafaj. Në emrin e cilit foli ai në Moskë, personalin apo të kryeministrit Sali Berisha? “5pyetjet.al” kontaktoi me ish-ministrin e Jashtëm për të dëgjuar versionin e tij, referuar deklaratave të ish-kryeministrit të tij dhe kërkesës që bëri në mes të Moskës. Por zoti Mustafaji, që kohët e fundit është rreshtuar krah lëvizjes së Sali Berishës brenda PD-së, nuk pranoi të komentonte duke theksuar se “kapitullin e diplomacisë e kishte mbyllur”.

Kjo (vizita në Moskë) është në 2006, Berisha flet për 2011. Janë kohë shumë të ndryshme, janë 5 vite në mes. Unë në prill të 2007 kam ikur nga ministria e Jashtme. Unë nuk jap asnjë intervistë në këtë rast. Është një kapitull i mbyllur për mua puna e diplomacisë. Nuk do të jap asnjë shpjegim. Kanë kaluar 16 vite. Nuk kam asnjë dëshirë që të flas për ato gjëra” tha ai në një prononcim të shkurtër për “5pyetjet.al”.

Pjesë e delegacionit në 2006 ishte edhe Nikolin Jaka. “5pyetjet.al” e kontaktoi. Ai u shpreh se në delegacion asokohe ishte në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të dhomës së tregtisë Tiranë.  

Vizita ime dhe e Besnikut kishin protokoll tjetër. Me Besnikun kemi bërë vetëm një vizitë të përbashkët te dhoma e tregtisë. Nuk e kam idenë e kësaj kërkesës. Por nëse ka deklarata të incizuara që atëherë, është gjë tjetër. Unë mbaj mend që Besniku erdhi vetëm në një takim te dhoma e tregtisë. Nuk më kujtohet që kjo çështje të jetë diskutuar” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit