Zemërimi i protestuesve nuk ishte vetëm për qeverinë, por edhe drejtësinë. Njëri prej tyre i kërkoi kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, që të reagojë të arrestojë “peshqit” e mëdhenj dhe jo “cironka” ose të hapë krahun dhe të largohet, pasi mungesa e drejtësisë po i çon njerëzit në përplasje.
“Pse shkoi në skrap rafineria e naftës? Pse tregu është në dorë të 2-3 oligarkëve? Këtë kërkesë e kam edhe drejtuesin e SPAK-ut, zotin Kraja.
Zoti Kraja shpresa e shqiptarëve është te drejtësia, jeni shumë larg pritshmërive, nëse nuk e bëni hapni krahun dhe jepni dorëheqjen. Ne presim te drejtësia.
Nëse nuk bëni arrestimet e peshqve të mëdhenj, sepse jeni marrë vetëm me cironkat. Ju jeni të korruptuar. Ose jeni të paaftë, ose flirtoni me krimin në politikë.
Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi, sepse kjo po i çon në irritim dhe përplasje. Nëse kërkesa nuk merr përgjigje nga qeveria, do të vazhdojmë 24 orë këtu” tha njëri prej protestuesve.