Protestuesit do të kërkojnë deri në 2 milionë lekë dëmshpërblim nga efektivët e Policisë së Shtetit për dhunën e ushtruar ndaj tyre. Pano Soko u shpreh se do të ngrenë një strukturë avokatësh për të hedhur në gjyq efektivët që kanë ushtruar presion ndaj tyre.
“Ne kemi menduar të ngremë një grup avokatësh. Dhe do tu drejtohemi institucioneve. Do të shkojmë në gjykata dhe do të kërkojmë dëmshpërblim.
Sepse polici nuk funksionon me urdhër si ushtria, funksionon me zbatimin e ligjit, kështu që ligjin e njohin mirë.
Dëmshpërblim për dëm psikologjik, moral, për të gjitha. Ligji thotë që mund të marrësh deri në 2 milionë për këtë gjë, aq do marrim nga çdo polic.
Se këta s’kanë as numra, do shkojmë në gjyq dhe do ua tregojmë me fytyra të gjithë edhe gjykatës, edhe drejtorit. I kemi me foto”- tha Soko ndër të tjera.
Protestuesit refuzojnë që të lëshojnë sheshin përpara Kryeministrisë, por policia i largoi me argumentin se leja për tubim përfundoi në orën 17:00.