-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UNMIK e EULEX me afat të pacaktuar në Kosovë

Kryesoret

Kosova është udhëhequr e vëzhguar nga misione të huaja që pas luftës. Misioni i UNMIK-ut në Kosovë shkoi menjëherë pas luftës, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndërsa Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Sigurinë dhe Mbrojtjen.

Por se sa do të zgjasë misioni i tyre, ekspertët e çështjeve juridike kanë thënë se puna e tyre në Kosovë do të vazhdojë deri në një afat të pacaktuar.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se EULEX-i do të jetë prezent sa të funksionojë Gjykata Speciale. Sipas tij, me misionin që ka aktualisht EULEX-i, policët e këtij misioni janë reagues të dytë, kryesisht në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë.

“Po flasim për dy misione ndërkombëtare në Kosovë, misione me mandat tërësisht ndryshe nga njëri-tjetri. Përderisa nëse flasim për misionin e EULEX-it nëse marrim për bazë edhe ligjin mbi Dhomat e Specializuara në popull që thuhet Gjykata Speciale, atëherë mund të themi që misioni i EULEX-it sa të ekzistojë Gjykata Speciale do ta ketë një komponentë të policisë e cila do të jetë kryesisht përgjegjëse për t’i ofruar logjistikë ndihmë Gjykatës Speciale sipas nevojës dhe kërkesës së tyre. Në anën tjetër me misionin që ka aktualisht EULEX po ashtu policët e EULEX janë si reagues të dytë, kryesisht në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë. Në bazë të Kosovës dhe Bashkimit Evropian sigurisht që reaguesit e parë janë Policia e Kosovës, reagues të dytë janë policët e EULEX të cilët janë në numër shumë të vogël, i cili është përafërsisht 100 policë dhe pastaj e kemi edhe reaguesin e tretë që është KFOR. Kështu që në bazë të kornizës ligjore aktualisht që e ka Kosova dhe obligimeve ndërkombëtare në raport me Gjykatën Speciale sigurisht që misioni i EULEX-it do të qëndrojë edhe për një kohë të caktuar në Kosovë”, tha Miftaraj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit