Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë çifti më i komentuar muajt e fundit.
Pas publikimit të këngës se tij, të gjithë aludojnë se është dedikim për Borën.
Për më tepër, që në videoklip përfshihej dhe numri 5 (data e përvjetorit të tyre). Mirëpo, duket se Bora ka vendosur t’i përgjigjet Donaldit, edhe pse në mënyrë indirekte.
Ajo ka publikuar një video në Instastory, teksa shihet duke dëgjuar një këngë të Loredanës dhe Don Xhonit, ndërsa në tekst thuhet:
“Veç kallzom kush po t’dëmton, kallzom kush po t’provokon”. Të jetë vallë një rastësi apo një përgjigje ndaj aktorit të humorit?